Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Uniforma Ime”/ Përfaqësuesi i “Lapraka Sport”: Jemi shumë të lumtur që ky projekt është falas për të gjithë, presim të vazhdojë edhe në vitet e tjera

Shkruar nga NEWSPORT
“Uniforma Ime”/ Përfaqësuesi i “Lapraka
Uniforma Ime

Fëmijët në të gjithë Shqipërinë po pajisen falas me materialet sportive të nevojshme për seancat stërvitore dhe ndeshjet e futbollit, në kuadër të projektit “Uniforma ime”.

Federata e Futbollit po vijon me shpërndarjen e materialeve sportive, teksa ky është sezoni i tretë që projekti zbatohet në shkallë kombëtare, duke mbështetur klubet dhe akademitë shqiptare.

Një ndër akademitë përfituese është edhe “Lapraka Sport”.Në një prononcim për fshf.org, përfaqësuesi i saj, Xhek Alushi, vlerësoi projektin e FSHF-së, duke theksuar se prindërit dhe fëmijët janë jashtëzakonisht të kënaqur. Ai shprehu gjithashtu dëshirën që projekti të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

Unë jam Xhek Alushi dhe përfaqësoj akademinë ”Lapraka Sport”. Ky është edicioni i tretë i projektit “Uniforma ime”. Jemi shumë të lumtur dhe fëmijët janë shumë të kënaqur që ky projekt është falas për të gjithë. Prindërit janë shumë të kënaqur dhe ne presim që ky projekt të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme” – u shpreh Alushi për FSHF.

Për sezonin 2025/2026, FSHF do të shpërndajë mbi 20,000 sete uniformash falas për 204 klube dhe akademi në të gjithë Shqipërinë.

Poll

Lexo gjithashtu