
Ilustrim/ Nelson Weiper, Brajan Gruda, Sylvinho
Nelson Weiper është një nga dëshirat më të mëdha të Sylvinhos për sulmin e Kombëtares shqiptare. Sulmuesi me origjinë gjermane, por me mama shqiptare, ishte dje në Shqipëri.
Ai u shfaq papritur në ndeshjen e Kampionatit Europian, Shqipëri U17 – Gjermani U17, e cila u fitua 0-4 nga këta të fundit. Weiper e ndoqi nga shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” këtë duel, duke ndarë edhe një foto me ndjekësit.
Vlen të përmendet, se 20-vjeçari është një nga emrat më të lakuar për një kalim të mundshëm nga Gjermania U21 te Kombëtarja shqiptare. Kujtojmë se momentalisht, Weiper luan me Mainz në Bundesligë.

Foto e publikuar nga Nelson Weiper