Qëndresa Krasniqi
Kombëtarja e vajzave ka fituar përballë Qipros, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” të Nations League, për të qëndruar në Ligën B apo për të rënë në atë C. Sfida e kthimit, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 3-0.
Për vajzat kuqezi shënuan Qëndresa Krasniqi, Sara Begallo dhe Megi Doçi. Ndërkohë që kjo ishte një përmbysje e madhe, për shkak se dueli i parë kishte përfunduar 3-2 në favor të vajzave qipriote.
Kështu, vajzat kuqezi marrin një fitore tepër të rëndësishme për fatet e Nations League. Kombëtarja e vajzave ia del që të qëndrojë në Ligën B.
Poll
