
Në prag të sfidës Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në “Arenën Kombëtare”, ka folur ish-trajneri Gianni De Biasi për “Shqipëria Live”. Ish-tekniku i Shqipërisë është shprehur se ekipi i Sylvinhos është më i mirë se i tiji.
Kam dëgjuar një intervistë tuajën, që kjo kombëtare aktuale është më e mirë se ajo e juaja në 2014-ën… E vërtet?
Po, është e vërtet. Teknikisht është më e mirë, sepse ata janë lojtarë që luajnë në kategori të para, në klube të mëdha. Shtatë luajnë në ligat kryesore. Në Angli, në Gjermani, në Itali, në Turqi. Ekipi ynë, maksimumi një-dy luanin në Serie A. Agolli luante me Qarabag.
Nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre?
Nuk kishin minuta, por kishin kualitet. Ishte një grup, kishin dëshirë të shkonin në Europian dhe askush nuk mund t’i ndalte.
Për ty që ke drejtuar më shumë se 700 ndeshje, a është ndeshja e Beogradit ajo që të ka dhënë më shumë ndeshje si trajner?
Mendoj se në jetën time kam pasur shumë ndeshje të rëndësishme, por kjo është ndryshe, sepse këtu tentuan të na vrisnin. Patëm fat që nuk kishim asnjë dëmtim të rëndësishëmdhe kur dolëm nga fusha ishim në rregull. Ajo që kanë bërë tifozët e Serbisë ishte diçka e pabesueshme. Ti e di se ishe aty me ne, por për ta shpjeguar për të tjerët”, u shpreh De Biasi.