Në kuadër të aktiviteteve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër u zhvillua kupa “Zona Rajonale Gjirokastër” për grupmoshën U-15, me pjesëmarrjen e tetë skuadrave: Luftëtari, Memaliaj, L. Millo, Delvina, F. Shehu, Tepelena, Loris dhe Dea.
Turneu ofroi një platformë të veçantë për talentet e reja të futbollit, ku çdo lojtar pati mundësinë të tregojë aftësitë dhe pasionin e tij në një atmosferë konkurruese dhe sportive.
Ndeshjet e fazës së parë u zhvilluan me intensitet dhe emocione, duke nxjerrë në pah potencialin e të rinjve që mund të jenë pjesë e së ardhmes së futbollit shqiptar.
Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër vijon angazhimin për zhvillimin e futbollit të të rinjve, duke krijuar mundësi për rritje dhe identifikim të talentëve të ardhshëm.
