Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Shisnin në treg të zi bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi, arrestohen 3 tifozë në Tiranë! I reklamonin në rrjetet sociale me çmime “stratosferike” (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Shisnin në treg të zi bileta për ndeshjen Shqipëri –
Nje bilete e sfides Shqiperi - Serbi

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për shitje në treg të zi të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Duel ky që do të luhet të shtunën në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare".

Ledion Metallari, Arbi Topi dhe Ilir Lokaj, u identifikuan nëpërmjet rrjeteve sociale, platformë e përdorur për të reklamuar biletat, çmimet e të cilave variojnë nga 250 euro deri në 500 euro, shifër disa herë më e lartë se ajo e përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Sakaq, në gjendje të lirë janë proceduar dhe dy shtetas të tjerë, E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar si bashkëpunëtorë. 

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attention”.

Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.

Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. 

Siç dihet prej ditësh në rrjetet sociale po bëhet "kërdia" nga shitja e biletave në treg të zi, teksa shkojnë në "stratosferë" për një biletë. Kujtojmë se për duelin me Serbinë, interesi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm në aplikimin për t'u paisur me bileta, por siç dihet vetë disa kanë patur fatin të sigurojnë biletat pas një shorti elektronik të aplikuar nga FSHF.

A mendoni se është “shuar” ëndrra e Kombëtares shqiptare për të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2026?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga