
FSHF
Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit njofton të gjithë trajnerët se në muajin dhjetor do të nisë procesi i rinovimit të licencave për trajnerët që zotërojnë UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B. Ky proces do të zhvillohet gjatë javës së parë të muajit dhjetor.
Drejtoria Teknike sqaron se rinovimi i licencave është i detyrueshëm dhe se ato nuk do të jenë më të vlefshme nëse nuk rinovohen.
Për t’u regjistruar, aplikuesit duhet të dërgojnë në adresën [email protected] këto dokumente:
– Fotokopje të ID-së ose pasaportës;
– Fotokopje të licencës;
– Numër kontakti;
–Foto format dokumenti.
Poll