
Brajan Gruda
Sulmuesi me origjinë shqiptar, Brajan Gruda po përjeton formë të jashtëzakonshme te Brighton në Premier League. Ditën e djeshme, 21-vjeçari ndëshkoi Manchester City, duke shënuar golin e fitores për “Pulëbardhat”.
Ministri i Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla ka reaguar pas golit të Grudës, madje duke e “ftuar” të zgjedh kuqezinjtë për të përfaqësuar në arenën e futbollit për kombëtare.
“Brajan Gruda, në Shqipëri kanë festuar shumë për këtë gol, në Gjermani vetëm familja”, ka shkruajtur në rrjetet sociale Balla.
Poll