Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Përgjegjësia sociale, FSHF ndërton fushë sportive në Famullinë e Shna Prendes në Juban të Shkodrës

Shkruar nga NEWSPORT
Përgjegjësia sociale, FSHF ndërton fushë sportive në
Famullia Shna Prendes

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Federata e Futbollit vazhdon të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës sportive me projekte që i shërbejnë komuniteteve lokale.

Pas përfundimit të fushës së re sportive në ambientet e fondacionit “Fundjava Ndryshe”, FSHF po finalizon ndërtimin e një mini-kalçetoje me bar sintetik në Famullinë e Shna Prendes në Juban të Shkodrës.

Tapeti tashmë është shtruar dhe punimet ndodhen në fazat përfundimtare, duke krijuar një hapësirë sportive të re për banorët e zonës.

Këto investime tregojnë angazhimin e FSHF-së për të përmirësuar jetën sportive dhe sociale të komuniteteve lokale në mbarë vendin.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga