Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s, Bruno Cheyrou, viziton ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”

Shkruar nga NEWSPORT
Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s, Bruno Cheyrou,
 

Federata e Futbollit mirëpriti këtë javë një vizitor të veçantë, Bruno Cheyrou, ish-futbollist i njohur i Lille, Bordeaux, Olympique Marseille, Liverpool dhe Nantes, aktualisht Përgjegjës i Departamentit Teknik të UEFA-s.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Cheyrou zhvilloi një takim me Presidentin Armand Duka, ndërkohë që vizitoi edhe ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Ai u shoqërua nga Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, të cilët e njohën nga afër me terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes së Kombëtares, ambientet e administratës dhe muzeun e futbollit shqiptar.

Në vijim të programit të tij, Cheyrou do të vizitojë edhe futbollistët e “Elite Youth Development Academy”, ku do të ndajë me ta eksperiencën e tij si futbollist dhe do të japë këshilla të vlefshme për të rinjtë e akademisë.

Poll

Lexo gjithashtu