
Shpesh herë, stadiumi “Olimpico” në Romë prodhon një kaos dhe një rrëmujë të madhe kur zhvillohen ndeshjet e futbollit. Një stadium me një kapacitet prej 70.000 tifozësh, nuk ka se si të jetë ndryshe.
Nga kaosi, rrëmuja dhe atmosfera që krijohet në stadiumin e kryeqytetit të Italisë, disa tifozë kanë menduar të përfitojnë për interesat e tyre. Agjentët e policisë ekzekutuan një urdhër arresti ndaj tre ultrasve të ekipit të Romës, të akuzuar së bashku me liderin Girolamo Finizio se kishin krijuar një rrjet të shitjes së kokainës në banjat e stadiumit.
Shitja e lëndës narkotike është bërë prej kohësh nga këta persona kur Roma zhvillonte ndeshjet në shtëpi. Në total janë gjashtë persona nën hetim për këtë operacion.