
Është e vështirë të perceptohet apo “përtypet” fitorja e Shqipërisë në Leskovc nga serbët. Ideologjia e tyre urrejtëse ndaj shqiptarëve është aq e madhe, saqë zhduk edhe profesionalizmin.
Ishin lojtarët serb që e konsideruan si momentin e tyre më të vështirë në karrierë, pavarësisht se u mposhtën vetëm 0 – 1. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka habitur jo pak me deklartaën e tij pas disfatës prej Shqipërisë:
“Nuk ishte një ekip i mirë, nuk luajtën mirë dhe pësuan një humbje. Unë nuk mund të flija për shkak të trishtimit, jo për shkak të zemërimit. Disa njerëz janë të zemëruar gjatë gjithë kohës, por askush nuk pyet çfarë kemi bërë për ekipin tonë kombëtar.
A i mbështeta unë këta njerëz, të paktën për të duartrokitur në stadium? Nuk shkova në stadium, sepse isha lodhur. Më rëndësi për mua ishte të pushoja pas një dite të vështirë, jo të mbështesja ekipin kombëtar”, tha Vucic.