Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Në vitin 2026 parashikohen të ardhura totale në vlerën 2.19 miliardë lekë”, Arben Dervishaj “panoramë” financave të FSHF-së: 2.18 miliardë janë shpenzime

Shkruar nga NEWSPORT
“Në vitin 2026 parashikohen të ardhura totale në
Arben Dervishaj

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, po mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore E FSHF, 2026. Gjatë kësaj Asambleje, ka mbajtur fjalën e tij edhe zëvendës-presidenti i Federatës, Arben Dervishaj. Ky i fundit ka bërë një panoramë të gjërë të financave, pra të ardhurave dhe shpenzimeve. 

“I nderuar president, të ndëruar anëtarë të KE-së në FSHF. Sot po paraqesim buxhetin e vitit 2026 të rishikuar. Ky buxhet ndërtohet mbi një qasje më konservatore, në mbështetje të vazhdueshme të futbollit. Në të njëjtën kohë, buxheti mbetet i hapur në varësi të shikimeve të eventeve që mund të ndodhin gjatë vitit, veçanërisht në muajt e parë. Buxheti i vitit 2026 parashikon të ardhura totale në vlerën 2.19 miliardë lekë, me një rritje rreth 5% në krahasim me vitin 2025, duke reflektuar një ecuri të qëndrueshme financiare dhe planifikim realist të burimeve. Të ardhurat nga grantet mbeten burimi kryesor i financimit, të mbështetura nga UEFA dhe FIFA. Të ardhurat nga të drejtat televizive parashikohen në nivele të qëndrueshme, duke reflektuar stabilitet kontraktual. Të ardhurat operative dhe nga aktivitet mbështetëse parashikohen pa zëra të jashtëzakonshëm, në një linjë dhe vit normal sportiv. Nuk janë përfshirë të ardhura në kualifikime të mundshme në evente madhore ndërkombëtare. Përsa i përket shpenzimeve, në vitin 2026 parashikohet një total prej 2.18 miliardë lekësh, me një rritje rreth 10% krahasuar me buxhetin e vitit 2025.

Kryesisht si pasojë e zgjerimit të aktiviteteve sportive dhe mbështetjes financiare. Shpenzimet për ekipet kombëtare dhe aktivitet sportive, mbeten zëri kryesor i buxhetit. Shpenzimet operative dhe administrative, parashikohen të kontrolluara pa rritje të jashtëzakonshme. Një element i ri dhe shumë i rëndësishëm është mbështetja financiare për klubet në vlerën 3 milionë euro. Shpenzimet për investime fokusohen në mirëmbajtjen e strukturës ekzistuese dhe projekte të planifikuara gjatë këtij viti. Nuk janë parashikuar shpenzime të jashtëzakonshme, të lidhura me evente madhore ndërkombëtare. Në përfundim, buxheti i vitit 2026 synon të ruajë balancën financiare, të forcojë mbeshtetjen për klubet, infrastrukturën dhe të garantojë qëndrim të vazhdueshëm të futbollit, në të gjitha nivelet. Ndryshimet kryesore të buxhetit të vitit 2026, në dallim nga vitit 2025. Ky ndryshim reflekton realizimin faktik deri në këtë fazë të vitit. Nga ana e të ardhurave janë bërë disa korrigjime të rëndësishme. Të ardhurat nga të drejtat e TV paraqiten me një rënie kryesisht për shkak të kursit të këmbimit. Zëri i të ardhurave të tjera është rishikuar me ulje, pasi ndeshjet e Kombëtares A në vitin 2026 zhvillohen jashtë territorit të vendit. Ndërsa grantet janë përditësuar në përputhje me përdorimin në përputhje të fondeve nga UEFA dhe Ministria e Sporteve për fazën përgatitore të Euro 2027, u21. Të ardhurat për vitin 2026 arrin në total 2.9 milionë lekë, ose rreth 9% më i lartë se parashikimi që kemi bërë në vitin 2025.

Nga ana e shpenzimeve, buxheti parashikon rritje totale me 10% kraahasuar me versionin fillestar, ndikuar kryesisht nga zgjerimi i aktiviteve. Shpenzimet operative janë rritur me rreth 12% kryesisht të përfshirjes së një zëri të rëndësishëm, për mbështetjen e klubeve me 3 milionë euro dhe përgatitjet për Euro 2027. Si përfundim rezultati vjetor për vitin 2026, parashikohet pozitiv në vlerën 5 milionë lekë. Buxheti është ndërtuar në një skenar konservator, pa reflektuar të ardhura apo shpenzime që lidhen me një kualifikim të mundshëm në kampionatin Botëror 2026. Në rast kualifikimi, do të kërkohet rikthim i thelluar, pasi impakti financiar mund të arrijë deri në 11 milionë dollarë dhe në rritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve", tha Dervishaj

Poll

Lexo gjithashtu