Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ndeshja e radhës e Kombëtares në "Air Albania", FSHF nxjerr në shitje biletat

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e radhës e Kombëtares në "Air Albania", FSHF
Shqiperi - Jordani

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE duke klikuar në këtë link: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.  Çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Poll

Lexo gjithashtu