Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

MIQËSORE/ Kombëtarja U-21 nuk ia del dot në Turqi, mposhtet minimalisht

Shkruar nga NEWSPORT
MIQËSORE/ Kombëtarja U-21 nuk ia del dot në Turqi, mposhtet
Kombëtarja shqiptare U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë, ku u mposht minimalisht me rezultatin 1-0 në stadiumin “Atatürk Olimpiyat” në Stamboll. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 27-të nga Kilicsoy.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Simoni (C), Ermis Selimaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Kevin Dodaj, Etnik Brruti, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Dion Ajvazi.

Minutat e para të ndeshjes ishin të balancuara, me lojën që u zhvillua kryesisht në mesfushë. Turqia kaloi në avantazh në minutën e 27-të me golin e Kilicsoy, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kërkuan me ngulm golin e barazimit, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi, por pa arritur të finalizojnë. Trajneri Bushi aktivizoi në fraksionin e dytë edhe Feta Fetain, Erald Maksutin, Burak Alilin, Zylyf Mucan, Fabjan Perndrecan dhe Dario Dakan.

Ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Turqisë 1-0. Dy miqësoret e Kombëtares U-21 për muajin qershor u mbyllën me një fitore ndaj Hungarisë (2-1) dhe një humbje ndaj Turqisë (1-0).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga