
Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Abissnet”, sponsor zyrtar i kampionatit “Abissnet Superiore”, zhvilluan sot në “Shtëpinë e Futbollit” një event të veçantë për të nderuar më të mirët e sezonit 2024-2025 në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21.
Lojtarët më të spikatur në secilën grupmoshë u përzgjodhën si pjesë e formacionit të vitit, ndërsa trajnerët më të mirë u vlerësuan për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në total u shpërndanë 72 trofe për futbollistët dhe trajnerët më të spikatur.
Aktivitetin e përshëndeti Ardi Behari, përgjegjës i departamentit të skautizimit, edukimit dhe ekipeve kombëtare në FSHF, i cili i uroi suksese të gjithë fituesve dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të talentit të ri në futbollin shqiptar.
Një përshëndetje mbajtën edhe Tomas Menkshi, Menaxher i Kontratës së Sponsorizimit pranë Abissnet sh.a., i cili shpalli emrat e fituesve, dhe Megi Lipo, Menaxhere e Promocionit pranë kompanisë, e cila iu dorëzoi të gjithë fituesve trofeun e veçantë.
Ky event shënoi një moment të veçantë për të njohur dhe vlerësuar talentin e të rinjve që po japin një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Më poshtë, të gjithë fituesit e kampionateve “Abissnet Superiore” U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21:
“Abissnet Superiore” U15
Formacioni më i mirë 2024-2025: Rei Shpuza (GK, Vllaznia), Briseld Mesiti (Partizani), Nikolas Gjoni (Vllaznia), Rejan Caslli (Tirana), Sebastian Gjeka (Vllaznia), Robin Muharremi (Teuta), Sorxherd Ajazi (Tirana), Arber Vllasi (Teuta), Rahul Hahaj (Tirana), Joan Hidri (Partizani), Teodor Shani (Apollo).
Trajneri më i mirë: Akil Jakupi (Tirana)
“Abissnet Superiore” U16
Formacioni më i mirë 2024-2025: Samuel Koçi (GK, Apolonia), Dion Vata (Partizani), Kledio Ruci (Tirana), Arjol Lataj (Partizani), Orges Halili (Vllaznia), Petro Marku (Shënkolli), Eris Kurtulaj (Vllaznia), Alvin Mahmutaj (Apolonia), Elson Himallari (Partizani), Etrit Gjuzi (Teuta), Denis Matraku (Tirana).
Trajneri më i mirë: Algert Hurdha (Partizani)
“Abissnet Superiore” U17
Formacioni më i mirë 2024-2025: Klaus Qefalia (GK, Partizani), Henri Sinani (Tirana), Kristian Agolli (Skënderbeu), Frensi Mali (Partizani), Osman Myrta (Partizani), Arkan Nikaj (Vllaznia), Grei Kuqi (Teuta), Lorik Caka (Vora), Ergit Hyka (Partizani), Samuel Zito (Vora), Romarjo Sulo (Apolonia).
Trajneri më i mirë: Aldo Duro (Partizani)
“Abissnet Superiore” U18
Formacioni më i mirë 2024-2025: Etem Xhemali (GK, Apolonia), Andi Kajolli (Apolonia), Ramiz Ndoi (Teuta), Ernesto Marqeshi (Tirana), Kevis Shyti (Tirana), Aleksander Mucaj (Partizani), Serxho Vogli (Tirana), Neid Banushi (Partizani), Emiljano Mihana (Tirana), Mateo Kurtaj (Teuta), Ajdi Rreceku (Dinamo).
Trajneri më i mirë: Matias Qirixhi (Tirana)
“Abissnet Superiore” U19
Formacioni më i mirë 2024-2025: Aizak Babe (GK, Tirana), Fabian Perndreca (Bylis), Diallo Amdy (Partizani), Idris Quan Alaba (Apolonia), Xhesild Kapllanaj (Vllaznia), Bjorni Duka (Dinamo), Chukwunye Emmanuel (Skënderbeu), Glenis Belloj (Elbasani), Nebi Qokthi (Partizani), Skerdi Xhixho (Skënderbeu), Elmorin Deda (Tirana).
Trajneri më i mirë: Edmir Osmanllari (Skënderbeu)
“Abissnet Superiore” U21
Formacioni më i mirë 2024-2025: Arber Jata (GK, Vora), Jord Çelkupa (Dinamo), Rejmond Marinaj (Vora), Gledjan Pusi (Vllaznia), Enea Topi (Apolonia), Skerdi Puqja (Besa), M. Nazir Yakubu (Apolonia), Ensar Tafili (Vllaznia), Devit Demircani (Teuta), Xheis Rushiti (Vora), A. Ibrahim Akibu (Bylis).
Trajneri më i mirë: Eldiano Topi (FK Vora)