Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Mbyllet me sukses kursi i Mjekësisë Sportive i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportivë & Fizioterapistëve, diplomohen 19 kursantë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllet me sukses kursi i Mjekësisë Sportive i organizuar nga FSHF
kursi i mjekësisë sportive

Është mbyllur me sukses kursi i Mjekësisë Sportive, i organizuar nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportiv dhe Fizioterapistëve, me kryetar Dr. Neritan Myderizi. Në këtë edicion morën pjesë 19 kursantë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët e përfunduan me sukses kursin dhe u pajisën me diplomë.

Në ceremoninë përmbyllëse mori pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergj Petro, i cili përgëzoi pjesëmarrësit për përfundimin me sukses të kursit dhe u uroi suksese në rrugëtimin e tyre profesional, duke theksuar rëndësinë e rolit të stafit mjekësor në zhvillimin dhe sigurinë e futbollit.

Të pranishëm në aktivitet ishin gjithashtu drejtuesi i kursit, njëkohësisht edhe mjeku i Kombëtares A, Gianluca Stesina, si dhe koordinatori i Mjekësisë Sportive në FSHF, njëkohësisht edhe fizioterapisti i Kombëtares A, Arzen Voci.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës së Mjekëve Sportiv dhe Fizioterapistëve, Dr. Neritan Myderizi, i cili vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve dhe rëndësinë e vazhdimësisë së trajnimeve profesionale për stafet mjekësore.

Kursi i Mjekësisë Sportive ishte i ndarë në shtatë faza, duke trajtuar tema të rëndësishme si lëndimet muskulare, patologjitë e gjymtyrëve të poshtme, terapitë me pajisje, ndihmën e parë, patologjitë e shtyllës kurrizore dhe legenit, si edhe patologjitë e gjymtyrëve të sipërme.

Ky kurs synon rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit mjekësor dhe përmirësimin e standardeve të kujdesit shëndetësor në futboll, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin mes FSHF-së dhe Shoqatës së Mjekëve Sportivë dhe Fizioterapistëve.

Poll

Lexo gjithashtu