Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”/ Si janë përcaktuar trofetë për Këpucën e Artë për djem e vajza & Formacionin e vitit

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”/ Si janë
Topi i Arte 2025

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” do të organizohet nga Federata e Futbollit më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në këtë event madhështor, përveç çmimeve individuale do të jepen trofe edhe për 11-shen më të spikatur të vitit 2025 në fushën e lojës.

Formacioni më i mirë i kampionatit shqiptar “Abissnet Superiore” është përzgjedhur nga gazetarët sportivë vendas përmes një procesi elektronik të mbyllur, duke garantuar transparencë dhe profesionalizëm.

Dy nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala të FSHF janë edhe “Këpuca e Artë 2025” për vajza dhe djem, trofe që jepen për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kanë nevojë për votim, pasi janë përcaktuar me golat që kanë shënuar në fushën e lojës.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” do të transmetohet live në Tv Klan duke nisur nga ora 20:00. Tv Klan është partner mediatik i këtij eventi prestigjioz.

Poll

Lexo gjithashtu