
Ansi Agolli, Etrit Berisha dhe Mërgim Mavraj
Kombëtarja shqiptare barazoi mbrëmjen e djeshme me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 0-0.
Ndërkohë që një reagim në rrjetet sociale, ka ardhur nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Ky i fundit kritikon haptazi lojën e kuqezinjve, të cilët sipas tij luajtën për të mos humbur dhe jo për fitore.
“Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht, jo thjeshtë për të mos humbur. Faleminderit! Natën e mirë”, shkruan Mavraj në rrjetet sociale.

Reagim i Mërgim Mavraj
Poll