Kombetarja shqiptare e vajzave
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë, për t’u përballur me Uellsin në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2027.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Stok Cae Ras” do të nisë në orën 20:15. Siç u bë e ditur ditën e djeshme edhe nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe pa probleme dëmtimesh.
Për këtë takim, trajneri Grima nuk do të ketë në dispozicion lojtaren Alma Hilaj, e cila do të mungojë për shkak të kartonëve të marrë në dy ndeshjet e para si dhe mbrojtësen Melissa Tom.
Poll
