Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futbolli na Bashkon/ Kombëtarja e Veteranëve merr pjesë në turneun miqësor në Istog më 17 maj

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli na Bashkon/ Kombëtarja e Veteranëve merr pjesë në
Kombëtarja e Veteranëve

Kombëtarja e Veteranëve do të marrë pjesë në turneun miqësor “Futbolli na Bashkon”, që do të zhvillohet më 17 maj në Istog të Kosovës.

Pjesë e këtij turneu do të jenë edhe përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës si dhe ekipi FC Kosova nga Brukseli.

Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë do të luajë dy ndeshje, përkatësisht ndaj përfaqësueses së veteranëve të Kosovës dhe ekipit FC Kosova Bruksel.

Ky turne pritet të jetë një festë e vërtetë futbolli, ku do të marrin pjesë shumë breza ish-futbollistësh të njohur, të cilët kanë shkruar historinë ndër vite dhe do të rikthehen në fushë për t’u bashkuar në këtë aktivitet të veçantë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga