Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Futbolli ecën përpara vetëm kur jemi skuadër e bashkuar”, Armand Duka në rrjetet sociale pas rizgjedhjes president i FSHF-së: Rrugëtimi vazhdon

Shkruar nga NEWSPORT
“Futbolli ecën përpara vetëm kur jemi skuadër e
Armand Duka

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote. Pas rizgjedhjes, Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Ndërkohë ndër të tjera nënvizon se së bashku do të ecim si skuadër për të vazhduar rrugëtimin drejt një futbolli shqiptar më të fortë.

“Besim për vazhdimësi.

Besim për vizionin.

Besim për futbollin shqiptar.

Faleminderit nga zemra familjes së madhe të futbollit shqiptar për besimin e dhënë edhe një herë.

Ky besim është angazhim për të vazhduar me stabilitet, vizion dhe vendime të përgjegjshme.

Futbolli ecën përpara vetëm kur jemi skuadër e bashkuar. Me unitet dhe angazhim të përbashkët, rrugëtimi vazhdon drejt një futbolli shqiptar më të fortë, më të respektuar dhe më ambicioz”, ka shkruar Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu