Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futbolli amator 9×9/ Dajti mposht Barrikadën në finale & fiton trofeun e FSHF Cup

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli amator 9×9/ Dajti mposht Barrikadën në finale &
Futbolli amator 9x9

Skuadra e Dajtit është shpallur fituese e trofeut të FSHF Cup në futbollin amator 9×9, pasi mposhti në finale ekipin e Barrikadës me rezultatin 1-0.

Finalja u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” mes spektaklit nga tifozët e shumtë dhe dhuroi një ndeshje të luftuar, ku të dyja skuadrat kërkuan të gjenin golin e avantazhit. Momentin vendimtar e solli një penallti e realizuar nga skuadra e Dajtit, me autor të golit Xhonaldo Prenga, që rezultoi edhe goli i vetëm i takimit dhe që i dha fitoren ekipit të tyre.

Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe përkushtim nga të dyja ekipet, duke konfirmuar edhe një herë rritjen e interesit për futbollin amator në vend.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, e organizuar nga Federata e Futbollit, ku skuadra e Dajtit ngriti lart trofeun e këtij kompeticioni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu