FSHF Sunday League 9×9 vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të lartë, teksa java e 12 të kampionatit amator solli rezultate interesante dhe ndikoi ndjeshëm në renditjen e të dy grupeve.
Në Grupin A, vëmendja ishte te përballja mes Alpha CrossFit dhe FC Tigres, ku kryesuesit u ndalën, pasi u mundën me rezultatin minimale 0-1. Pavarësisht këtij rezultati, Alpha CrossFit mbetet në krye me 33 pikë, ndërsa FC Tigres përfiton për t’u afruar dhe ngjitet në vendin e tretë me 29 pikë.
Barrikada u ndal në barazim 2-2 ndaj FC Confucius, por mban vendin e dytë me 31 pikë. Dymbëdhjeta regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mposhtur Futura Dent 5-1. Fitore të rëndësishme shënuan edhe FC Luminesen 2-0 ndaj Friends Team, Three Lions 9×9 3-1 ndaj FC Mallakastra, Immi 2-1 ndaj Antigonean, Tirana e Re 3-0 ndaj Happy Dent Center si edhe FC Messer 2-1 ndaj FC Implant Swiss.
Në Grupin B, FC Dajti ruan kreun e renditjes edhe pse u ndal në barazim pa gola ndaj Albamer, duke shkuar në kuotën e 32 pikëve. FC Domja vazhdon ndjekjen e ngushtë pas fitores spektakolare 6-3 ndaj FC Vibes dhe renditet e dyta me 31 pikë.
ATS konfirmoi formën pozitive me suksesin 2-1 ndaj Ju Ar Plast dhe mban vendin e tretë me 29 pikë. Vila L MFC triumfoi 3-0 ndaj Jata Market, ndërsa Elso fitoi 3-1 ndaj FB Passion. Dy barazime u regjistruan në përballjet Primo MFC – Coca Cola Tepelena 1-1 dhe FC Storm Raiffeisen Bank 2-2, ndërsa Legjendat tt morën tre pikë të vlefshme me fitoren minimale 1-0 ndaj M&D.
