Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF Sunday League/ FC Helzag fiton finalen, mposht KF Kalajan në stadiumin “Skënderbeu”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League/ FC Helzag fiton finalen, mposht KF Kalajan në stadiumin
FSHF Sunday League / 11 vs 11

FC Helzag triumfoi sërish në finalen e “FSHF Sunday League” në formatin 11×11 në zonën e Korçës. Skuadra e Helzag u përball në finale me KF Kalaja në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës dhe fitoi me rezultatin minimal 1-0.

Një ndeshje e bukur, me emocione dhe e luftuar deri në minutat e fundit. Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa ndeshja u vendos në fraksionin e dytë në minutën e 76-të nga një gol i Zamir Shahinajt.

Ky ishte trofeu i tretë radhazi kampion në “FSHF Sunday League” 11×11 në zonën e Korçës për skuadrën e FC Helzag dhe i katërti në histori.

Në përfundim të finales u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve nga Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga