Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF Sunday League 11 vs 11 në Korçë/ FC Helzag fiton finalen, mund Bulgareci 3-1 në stadiumin “Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League 11 vs 11 në Korçë/ FC Helzag fiton finalen,
FSHF Sunday League

Për të katërtin vit radhazi, FC Helzag u shpall ekipi kampion i “FSHF Sunday League” në formatin 11×11 në zonën e Korçës.

Në finale, Helzag mposhti ekipin Bulgareci me rezultatin 3-1, duke siguruar trofeun e pestë në historinë e saj në këtë ligë amatore. Skuadra dominoi takimin në stadiumin “Skënderbeu” dhe nuk e vendosi asnjëherë në diskutim finalen.

Në përfundim të ndeshjes, Departamenti i Futbollit Amator në FSHF zhvilloi ceremoninë e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe kontributin e ekipeve në zhvillimin e futbollit amator në vend.

Poll

Lexo gjithashtu