Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF përmbyll me sukses Workshopin Rajonal të Licensimit, Topçiu: Ky aktivitet na dha mundësinë të shkëmbenim ide dhe përvoja për zhvillimin profesional të klubeve

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF përmbyll me sukses Workshopin Rajonal të Licensimit,
Workshop

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, përmbylli me sukses Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve, një aktivitet dyditor që u zhvillua në Tiranë dhe që kishte për qëllim zhvillimin dhe profesionalizimin e futbollit europian.

Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues nga 19 federata anëtare të UEFA-s, të cilët u trajnuan nga ekspertët më të lartë të UEFA-s mbi standardet, kriteret dhe proceset e licensimit të klubeve, me fokus harmonizimin e praktikave dhe rritjen e cilësisë së menaxhimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu,në një prononcim për fshf.org, vlerësoi rëndësinë e workshopit, bashkëpunimin e shkëlqyer me UEFA-n dhe federatat anëtare, si dhe mundësinë për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi procesin e licensimit për zhvillimin profesional të klubeve.

“Përfunduam workshopin rajonal të licensimit. Ishte një event për t’u vlerësuar. Falënderojmë UEFA-n për vlerësimin e dhënë në organizimin e këtij eventi. Morën pjesë 19 federata nga vende të ndryshme të Europës. Patëm mundësi të shkëmbenim mendime dhe ide për zhvillimet më të fundit lidhur me procesin e licensimit të klubeve dhe vendimet më të fundit të trupave vendimmarrëse të UEFA-s dhe gjykatave ndërkombëtare lidhur me këtë çështje.

Bashkëpunimi vazhdon të jetë i shkëlqyer. Ajo që unë do të evidentoja nga ky event është ndjenja mjaft pozitive e të gjithë federatave pjesëmarrëse, shumë prej të cilave vinin për herë të parë në Shqipëri dhe patën mundësi të prezantohen me realitetin e futbollit shqiptar. Këto janë evente të mira edhe për krahasimin midis federatave.

Aspekti interesant i këtyre eventeve është gjithmonë mundësia për të shkëmbyer ide dhe mendime mes federatave. Këto evente janë interesante edhe për federatat vizituese, që disa prej tyre vinin për herë të parë në Shqipëri dhe patën mundësi të njihen me realitetin e zhvillimit të futbollit shqiptar, si duke parë stadiumin “Air Albania”, ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Patëm mundësi të shpalosim të gjitha zhvillimet e fundit dhe të dhënat e fundit të federatës tonë përsa i përket licensimeve të klubeve.

Ky workshop vjen edhe në një moment mjaft aktual. Ne jemi në mes të procesit të licensimit, kështu që shpresojmë që do të na ndihmojë për të pasur një proces sa më të shëndetshëm, sa më të mirë, sa më të suksesshëm dhe dëshirojmë që ky proces të mos jetë vetëm një formalitet për klubet tona, por të kthehet në një udhërrëfyes solid për zhvillimin e tyre”, – tha Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu.

Poll

Lexo gjithashtu