
Igli Tare
Igli Tare pak javë më parë u zyrtarizua si drejtori sportiv i Milanit ndërsa shqiptari ka vendosur të jetë në Tiranë ditën e sotme për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi në stadiumin "Air Albania".
Igli Tare është parë i shoqëruar nga djali i tij në stadiumin "Air Albania" në mbështetje të skuadrës shqiptare. Në stadiumin "Air Albania" mes tifozëve kuqezi është parë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
Kombëtarja shqiptare përballet me Serbinë sot në “Air Albania” në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Poll