
Nderim Nexhipi
Nderim Nexhipi aktualish është në pozicionin e drejtorit sportiv të skuadrës së Shkupit. Ish-futbollisti i Superiores e ushtron këtë detyrë që nga 15 janari i këtij viti.
Vetëm dy javë pas arritjes së hapjes së Barça Camp në Maqedoninë e Veiut, Nexhipi ka nisur bashkëpunimin tjetër. Ish-lojtari i Superiores tashmë nis bashkëpunimin edhe për hapjen e Barça Camp në Kosovë.
Një nismë tepër prestigjioze kjo për futbollistët talentë në Kosovë që duan të ndjekin ëndrrën e tyre të madhe. Me hapjen e kësaj të fundit, Nderim Nexhipi i ka dhënë një mundësi tepër të madhe futbollistëve të vegjël.