
Belgin Jashari është një futbollist i moshave U-15 në Kosovë, i cili para pak kohësh u sulmua. Më 21 prill, djaloshi u sulmua fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi i tij Fushë Kosovë u ndesh ndaj ShF Arsenalit.
Gjithashtu, Belgini mori dhe ofendime raciste për ngjyrën e tij. Megjithatë, mbështetja për djaloshin që po ndjek ëndrrën e tij ka qenë shumë e madhe, ku së fundmi ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me gazetarin Arlind Sadiku.
Ky i fundit e ka marrë me vete djaloshin e ri për të ndjekur ndeshjen e Serie A, ku Napoli u shpall kampion i Italisë së bashku me Amir Rrahmanin në fushë. Por ditën e djeshme, Arlind Sadiku dhe Belgin Jashari kanë takuar Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën në prag të sfidës me Lazion.