Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Finalet e Euro U-17, vullnetarët tregojnë eksperiencën: Një mundësi e veçantë që e rekomandojmë për të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
Finalet e Euro U-17, vullnetarët tregojnë eksperiencën: Një
Vullnetaret

Federata e Futbollit organizoi një ceremoni për të nderuar rreth 200 vullnetarë që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-17, që u zhvillua në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor.

Pas marrjes së certifikatave të pjesëmarrjes nga UEFA dhe FSHF, dy nga vullnetarët, Dorela Corej dhe Floedjo Tashi, ndanë përvojat e tyre për fshf.org dhe e vlerësuan këtë mundësi.

Dorela Corej tha se ishte një eksperiencë e paharrueshme dhe se do ta rekomandonte për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

“Jam Dorela Corej, 20 vjeç dhe jam studente.

Ishte një eksperiencë e paharrueshme, pasi ishte e ndryshme nga llojet e tjera të eventeve ku unë kam marrë pjesë si vullnetare. Arrita të shoh më nga afër si funksionon puna në grup dhe ekip në Europianin që u zhvillua në Shqipëri. Ishte një eksperiencë që më ka formuar profesionalisht dhe do t’ua rekomandoja të gjithë bashkëmoshatarëve të mi që janë të apasionuar pas futbollit, por edhe nëse do të duan një eksperiencë ndryshe dhe të veçantë nga eksperiencat e tjera.

Një falënderim për stafin administrativ të Federatës dhe gjithashtu Sarën dhe Edlirën për këtë mundësi që na dhanë”.

Floedjo Tashi, e cilësoi si një eksperiencë goxha të bukur dhe falënderoi Federatën e Futbollit për mundësinë e dhënë.

“Jam Floedjo Tashi, pata një eksperiencë goxha të bukur dyjavore në rolin e spectator service. Falënderoj Federatën e Futbollit, Sarën dhe çdo pjesëtar që ma dha këtë mundësi që të isha këtu sot. Ishte shumë argëtuese, e shijova dhe do t’ua rekomandoja të gjithëve që të bashkoheshin.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga