Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Federata Shqiptare e Futbollit merr pjesë në projektin evropian “HAND IN HAND”, zhvillohet takimi hapës në Bruksel

Shkruar nga NEWSPORT
Federata Shqiptare e Futbollit merr pjesë në projektin evropian
Projekti evropian, Hand in Hand

Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e projektit evropian “HAND IN HAND”, një iniciativë që synon të luftojë dhunën ndaj grave përmes sportit. Takimi hapës i projektit u zhvillua në selinë e EuroHockey në Bruksel, me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë.

Projekti zbatohet në bashkëpunim me Università degli Studi di Modena e Reggio Emilia (UNIMORE), European Hockey Federation, Balgarski Sportein Inovatsionen Hab, Feerata Shqiptare e Futbollit, Association Francaise De Hockey Sur Gazon, Association Alice Milliat dhe Formodena.

“HAND IN HAND” ka si objektiv kryesor përdorimin e sportit si një mjet për të kundërshtuar dhunën me bazë gjinore, duke promovuar një kulturë respekti dhe barazie. Synimi është që mjediset sportive të shndërrohen në hapësira edukative ku të rinjtë, veçanërisht djemtë, të formohen me vlera të qarta respekti ndaj grave dhe kundër çdo forme dhune apo diskriminimi.

Gjatë takimit u prezantua struktura organizative e projektit dhe u diskutua ngritja e organeve drejtuese. Në veçanti, u paraqitën tre komitetet kryesore: Komiteti Drejtues (këshilli i menaxhimit të projektit), Komiteti Shkencor dhe Komiteti i Medias.

Partnerët përcaktuan gjithashtu linjat kryesore të zbatimit të projektit, që përfshijnë menaxhimin, zhvillimin dhe komunikimin e aktiviteteve. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajnimit të trajnerëve dhe përfshirjes së të gjitha ekipeve kombëtare, përfshirë futsallin dhe futbollin e plazhit, duke e konsideruar sportin një instrument të fuqishëm për edukim dhe ndryshim shoqëror.

Poll

Lexo gjithashtu