Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Fati i trajnerit Sylvinho dhe Superiorja, presidenti Duka pritet të thotë "fjalën" e fundit para mediave

Shkruar nga NEWSPORT
Fati i trajnerit Sylvinho dhe Superiorja, presidenti Duka pritet të
Pablo Zabaleta, Armand Duka, Sylvinho dhe Doriva

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, do të mbajë sot një konferencë për mediat në ambientet e stadiumit "Air Albania", të planifikuar në orën 12:00.

Kreu i FSHF-së do të shuajë njëherë e mirë dilemat për të ardhmen e trajnerit Sylvinho, kontrata e të cilit përfundon në korrik. Braziliani nuk ia doli dot që të përmbushë objektivin madhor të kualifikimit për në Botërorin e këtij viti, ndërsa pikëpyetjet sa vijnë e shtohen lidhur me fatin e stolit.

Krahas kësaj çështje, Duka do të ketë dhe një koment për fazën e mbetur në Abissnet Superiore dhe temat që prekin infrastrukturën, punën me moshat dhe të gjitha nivelet që prekin Kombëtaren shqiptare.  

Poll

Lexo gjithashtu