
Sot është një ditë historike për Shqipërina. Për herë të parë në vendin do të do të zhvillohet një kompeticion madhor si Kampionati Europian U17. Gjithçka do të nisë sot në orën 18:00 me ndeshjen Shqipëri – Portugali.
Ndërkohë që po sonte, por në orën 20:30, përfaqësuesja gjermane do të përballet me atë të Francës. Pjesëmarrëse në këtë Europian janë edhe Italia, Anglia, Belgjika dhe Çekia. në prag të startit të këtij kompeticioni ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Postimi i Armand Dukës:
19 maji shënon një ditë historike për futbollin shqiptar! Për herë të parë në vendin tonë zhvillohet një Kampionat Europian, UEFA European Under-17 Championship Albania 2025.
Një mundësi unike për të rinjtë tanë që të tregojnë talentin, për tifozët që të përjetojnë emocione të mëdha dhe për gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane.
Mirë se vini Portugalia, Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Belgjika dhe Çekia!
Le të jetë ky Europian një festë e vërtetë në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.
View this post on Instagram