Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

EURO U17 "Shqipëri 2025" / Kombëtarja kuqezi nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Gjermanisë

Shkruar nga NEWSPORT
EURO U17 "Shqipëri 2025" / Kombëtarja kuqezi nis
Kombëtarja shqiptare U-17

Kombëtarja shqiptare U-17 i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Grupin A të Kampionatit Europian, ku do të përballet me Gjermaninë.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të lehtë në palestër dhe fizioterapi, ndërsa grupi i lojtarëve që nuk u aktivizua në sfidën ndaj Portugalisë zbriti në fushë, ku stërvitja u përqendrua te puna me topin dhe situata të ndryshme loje.

Shqipëria U-17 do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen e dytë të grupit ndaj Gjermanisë, që do të luhet të enjten, më 22 maj, në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga