Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Euro U-17 “Shqipëri 2025”, FSHF-ja zbulon kur dhe ku do të luhet finalja e madhe Francë – Portugali

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-17 “Shqipëri 2025”, FSHF-ja zbulon kur dhe ku do të
France U-17 - Portugali U-17

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të mbyllet të dielën në mbrëmje me finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30.

Francë kërkon të rikthehet te trofeu pas tre vitesh mungesë, ndërsa Portugalia do të synojë të hakmerret për finalen e humbur vitin e kaluar, duke tentuar kësaj here ta ngrejë kupën në Tiranë.

Të dyja skuadrat e nisën rrugëtimin e tyre në këtë Europian nga Grupi A, ku përballë kishin edhe Shqipërinë dhe Gjermaninë. Franca dhe Portugalia e përfunduan fazën e grupeve me nga 7 pikë, ndërsa ndeshja direkte mes tyre përfundoi në barazim 0-0.

Në gjysmëfinale, Franca eliminoi Belgjikën me rezultatin 3-2, ndërsa Portugalia kaloi Italinë pas gjuajtjeve të penalltive.

Dy prej kombëtareve më në formë të turneut përballë njëra-tjetrës dhe një trofe në lojë, finalja e së dielës në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një mbrëmje spektakli që do të mbyllë me dinjitet Europianin historik të zhvilluar në Shqipëri. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga