Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Euro U-17 / Mbyllet në barazim Francë – Portugali në “Arenën Kombëtare”, Shqipëria eliminohet

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-17 / Mbyllet në barazim Francë – Portugali në
Francë – Portugali

Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e Grupit A në Kampionatin Europian U-17, Francë – Portugali. Në stadiumin “Arena Kombëtare”, kjo sfidë u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

Ndeshja ishte e luftuar dhe të dyja skuadrat kërkuan golin në çdo moment, por pa arritur ta gjenin rrjetën. Mbrojtjet u treguan solide dhe arritën të shmangin çdo rrezik serioz.

Sa i përket dy skuadrave që do të kualifikohen për në gjysmëfinale nga Grupi A, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e treta dhe të fundit, ndërsa vlen të përmendet se Kombëtarja jonë kuqezi është eliminuar.

Franca do të përballet me Shqipërinë, ndërsa Gjermania me Portugalinë.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga