
Arbitret femra
Ndeshja mes BK Häcken FF – GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup, do të gjykohet nga një trupë arbitresh shqiptare.
Emanuela Rusta është gjyqtarja kryesore e takimit, ndërsa Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga do të jenë asistentet e saj. Kejsi Tafili është caktuar si arbitre e katërt.
Ndeshja do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Hisingen Arena” në Suedi.
Rusta dhe ekipi i saj i arbitrimit kanë qenë të angazhuara edhe më herët në ndeshje të rëndësishme europiane, por kjo shënon herën e parë që ato drejtojnë një sfidë në kompeticionin më të ri të UEFA-s për vajza. Një arritje historike dhe një tjetër hap përpara dhe për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Poll