Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

EKSKLUZIVE/ “Një episod mund të përcaktojë sfidën e sotme”, Klevis Dalipi: Jemi të fortë për njëri-tjetrin, e rëndësishme në një ndeshje teke

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Një episod mund të përcaktojë sfidën

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet beteja Shqipëri-Serbi që starton në 20:45 në “Air Albania”. Kjo është sfida e tretë e kuqezinjve në kualifikueset e Kupës së Botës, ndërsa për serbët është e para, pasi para pak muajsh luajtën në Ligën e Kombeve.

Në një prononcim të shkurtër për “Newsport.al”, ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Klevis Dalipi, ka analizuar sfidën e sotme.

"Mendoj se është një ndeshje delikate që kërkon shumë maturi, qëndrueshmëri emocionale në detyrat taktike si individ dhe si skuadër pa u ndikuar nga dëshira e madhe për të fituar. Ajo duhet të vijë natyrshëm ndoshta edhe nga ndonjë episod që mund të përcaktojë sfidën e sotme.

Serbët janë të fortë individualisht sepse mbajnë peshën në skuadrat ku luajnë. Por ne jemi më të fortë për njëri-tjetrin dhe kjo është shumë e rëndësishme në një ndeshje teke. Uroj që fati të jetë në anën tonë sonte”, u shpreh Klevis Dalipi. / Leonid BAJRAMI

Klevis Dalipi
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga