Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Edicioni i dytë i kursit “Drejtor Teknik Akademie” nis më 2 qershor. Programi, të ftuarit & kriteret për t’u regjistruar

Shkruar nga NEWSPORT
Edicioni i dytë i kursit “Drejtor Teknik Akademie” nis më
Kursi per drejtor teknik

Pas përfundimit më sukses të edicionit të parë të kursit për licencën Drejtor Teknik Akademie, FSHF organizon edicionin e dytë të kursit, i cili nis më 2 qershor.

Roli i drejtorit teknik të Akademisë është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës me grupmosha të ndryshme, duke ndihmuar në evidentimin e talenteve të reja dhe mbështetjen e tyre drejt një karriere si profesionist.

Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, dha një prononcim për fshf.org rreth këtij kursi dhe zbuloi disa detaje nga programi dhe të ftuarit e këtij viti.

“Edhe këtë vit do të kemi një të ftuar për të hapur kursin, do kemi fatin të kemi Roberto Samaden, 30 vite tek Inter dhe tashmë prej dy vitesh është krye të Akademisë së Atalantës.

Roberto do të prezantojë strategji, filozofi dhe metodologji të përdorura nga klubet e mëdha dhe do të vërë në dispozicion të kursantëve tanë të gjithë eksperiencën e tij. Përtej kësaj, kursi ynë parashikon një vizitë në një klub italian në mes të tetorit dhe do të përmbyllet me një të ftuar tjetër shumë të rëndësishëm. Vitin e kaluar ishte Maurizio Viscidi, këtë vit e mbyllim kursin me një tjetër emër shumë të rëndësishëm, por emrin do ta zbulojmë gjatë rrugëtimit që do të zhvillojmë”, – u shpreh Pea.

Më tej ai u ndal te rëndësia e këtij roli për klubet dhe akademitë, duke shërbyer si urë lidhëse me federatën.

“Roli i Drejtorit Teknik është një rol shumë i rëndësishëm për ne, pasi është ura që lidh Federatën me akademitë dhe klubet, ndaj kemi menduar që gjatë sezonit 2026/27 figura e Drejtorit Teknik të bëhet e detyrueshme për të gjitha akademitë dhe klubet e vendin tonë. Kjo do të na japë mundësinë të takojmë çdo 45 ditë drejtorët teknikë për të ndarë të gjithë materialin didaktik që po përgatisim, gjë që do të ndihmojë në arritjen e një mesazhi të ri dhe të ndryshëm te trajnerët që punojnë me moshat më të vogla.

Përtej kësaj, metodologjitë dhe strategjitë e reja të përdorura në futbollin modern, sepse kemi mundësinë të përjetojmë një Kampionat Europian që do të krijojë të dhëna dhe material didaktik, të cilin drejtorët teknikë do të kenë mundësi të ndajnë këtë material dhe të thellojnë njohuritë e trajnerëve të tyre”, – u shpreh drejtori teknik i FSHF.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga