Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

E pajisi me pasaportë shqiptare, kryeministri Rama i bën mesazh publik Edon Zhegrovës

Shkruar nga NEWSPORT
E pajisi me pasaportë shqiptare, kryeministri Rama i bën mesazh publik
Edon Zhegrova & Edi Rama

Ditën e sotme, eksperti i merkatos Fabrizio Romano konfirmoi lëvizjen e Edon Zhegrovës drejt Juventusit. Një hap i madh në karrierë ky për sulmuesin shqiptar që do të luajë për herë të parë në Itali.

Një urim të përzemërt, Zhegrova e ka marrë publikisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Ec aty shqipe. Shqiponja e egër për historinë e Juventusit”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Para pak ditësh kujtojmë se Edon Zhegrova u pajis me pasaportë shqiptare, gjë që ia bëri më të lehtë kalimin në radhët e Juventusit. Sulmuesi shqiptar pati një përkrahje të madhe gjithashtu dhe nga Rama për transferimin te bardhezinjtë.

Poll

Lexo gjithashtu