Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

E BUJSHME/ Serbia i trembet të vetëve, kërkesë zyrtare në UEFA para Shqipërisë: Të ndryshojmë stadiumin (FSHF PA SHKRESË)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Serbia i trembet të vetëve, kërkesë zyrtare
Fotomontazh/ Shqipëri - Serbi

Kombëtarja shqiptare do të përballet më 11 tetor në transfertë me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Beogradi është destinacioni më i mundshëm për zhvillimin e këtij dueli.

Por së fundmi ishte deklarata e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, ngre shumë pikëpyetje, i cili ka konfirmuar se Federata serbe ka bërë kërkesë në UEFA, për ndryshimin e stadiumit.

“Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovc është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovc”, është shprehur Branko Radujko.

Serbët u trembën pikërisht huliganëve të tyre, të cilët ishin të pranishëm edhe në ndeshjen përballë Anglisë. Në këto kushte, as vetë ata nuk e shohin si të sigurtë Beogradin dhe kërkojnë që ndeshja përballë Shqipërisë të luhet në Leskovc.

Ndërkohë që në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit ende nuk ka mbërritur një shkresë zyrtare. Pra, në FSHF nuk janë në dijeni në rrugë zyrtare, për kërkesën e ndryshimit të stadiumit, për sfidën e 11 tetorit.

Poll

Lexo gjithashtu