Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Dy miqësore përballë Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja kuqezi zyrtarizon ndeshjet e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Dy miqësore përballë Maqedonisë së Veriut,
Kombëtarja shqiptare U-14

Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, më 17 dhe 19 qershor. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

Ndeshja e parë është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:30, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00.

Në ditët në vijim, trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, do të bëjë publike listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje.

Këto miqësore shërbejnë si një mundësi e mirë për të testuar lojtarët e rinj dhe për të vlerësuar grupin e futbollistëve të akademisë së FSHF, “Elite Youth”.

Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14, 17.06.2025, ora 17:30 – stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14, 19.06.2025, ora 11:00 – stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga