
Luan Pinari - Juventus
Ditën e sotme Juventusi mori një fitore të madhe ndaj Interit me përmbysje me rezultatin 4-3. Fitorja e sotme e klubit bardhezi i ka “mbushur” zemrën dhe drejtorit të Dinamos, Luan Pinari.
Ky i fundit ka bërë një postim në “InstaStory” pas fitores së Juventusit ndaj Interit. “Vazhdon avazi”, shkruan drejtori i Dinamos duke provokouar të gjithë tifozët e klubit zikaltër.
Me këtë fitore, Juventusi gjendet me 9 pikë të plota në tre ndeshje të luajtura në Serie A. Ndërsa Interi gjendet poshtë mesit të tabelës së kampionatit italian me dy humbje në tre javët e para.

Poll