Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Derbi ballkanik, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Greqinë (ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi ballkanik, Kombëtarja shqiptare do të përballet me
Shqipëria U-17 për vajza

Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza do të luajë nesër në orën 14:00 ndaj Greqisë, ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Europian 2026 të kësaj grupmoshe.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është përgatitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit në Durrës dhe të gjitha futbollistet janë në dispozicion të stafit teknik për këtë sfidë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa takimi tjetër i grupit, Izraeli – Estonia, do të luhet po nesër në orën 12:00 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.

Hyrja në stadiume do të jetë falas. Ndeshja Shqipëri – Greqi do të transmetohet live në FSHF TV.

Poll

Lexo gjithashtu