
Përveç Partizanit dhe Vllaznisë, në fushë sot dolën edhe tre ekipe të tjera shqiptare. Malisheva u përball me Vikingurin, Deçiqi me Sileksin, ndërsa Prishtina në transfertë ndaj Sheriff Tiraspolit.
Kryeqytetasit e Kosovës kanë marrë një humbje të thellë me rezultatin 4-0. Humbja përballë ekipit moldav, e ka bërë një “malore” kualifikimin për në turin e dytë të Europa League për Prishtinën.
Deçiqi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Sileksit me rezultatin 2-0 në ndeshjen e turit të parë të kualifikueseve të Conference League. Ekipi i Tuzit duhet tashmë vetëm të administrojë rezultatin e marrë në ndeshjen e kthimit.
E pafat ka qenë sonte dhe Malisheva që është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në shtëpi nga Vikinguri. Skuadra e Etnik Brrutit do ta ketë vërtet të vështirë ndeshjen e kthimit në Islandë.