Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte i pranishëm në samitin e Diasporës shqiptare, vend në të cilin pati dhe për sportin shqiiptar.
Kreu i federatës ishte pjesë e panelit dhe në postimin e bërë në rrjetin e tij social në Facebook, shkruan mbi prapaskenat e asaj çfarë u diskutua në tryezë, e cila mblodhi personalitete nga më të ndryshmet, pjesë e së cilës ishte dhe ish-mbrojtësi legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, i cili pak ditë më parë u nderua nga presidenti i Republikës Bajram Begaj me titullin "Urdhri i Kalorësit të Skënderbeu".
Në fund, Duka nënvizoi rëndësinë e imazhit e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si një dëshmi se sporti është identitet, edukim dhe urë që i lidh të gjithë.
POSTIMI:
"Kënaqësi e veçante të isha pjesë e panelit “Diaspora shqiptare dhe fuqia e sportit” në Samitin e Diasporës
Kombëtarja jonë bashkon shqiptarët kudo dhe forcon imazhin e Shqipërisë në botë, si dëshmi se sporti është identitet, edukim dhe një urë e fortë që na lidh të gjithëve.
#Diaspora #Kombetarja #KuqeZi"
