Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Aksidenti automobilistik i mori jetën, FSHF reagon për vdekjen e Diogo Jotës

Shkruar nga NEWSPORT
Aksidenti automobilistik i mori jetën, FSHF reagon për vdekjen e Diogo
Diogo Jota & FSHF

Diogo Jota mbylli sytë sot përgjithmonë pas një aksidenti automobilistik që i mori jetën. Së bashku me ish-sulmuesin e Liverpoolit ishte dhe vëllai i tij që gjithashtu humbi jetën.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë botën e futbollit. Gjithashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur të reagojë për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez.

Reagimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.

Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.

Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga