Momentalisht në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, po mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore E FSHF, 2026. Gjatë kësaj Asambleje, ka mbajtur fjalën e tij edhe zëvendës-presidenti i Federatës, Arben Dervishaj. Ky i fundit ka bërë një panoramë të gjërë të financave, pra të ardhurave dhe shpenzimeve për vitet e ardhshme.
Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore u miratua buxheti për vitin 2026. Ndërkohë Arben Dervishaj menjëherë nisi të bëjë edhe projekt prezantimin për vitin 2027.
“Siç është bërë traditë në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore në pas miratimit, vazhdojmë të prezantojmë projekt buxhetin financiarë për vitin 2027, i cili është ndërtuar mbi një vit të qëndrueshëm dhe që ndikohet ndjeshëm nga organizimi i Kampionatit Europian 2027 për U-21.
Objektivi kryesorë është ruajtja e balancës financiare dhe kontrolli i shpenzimeve që përbën bazën e funksionimit të administratës për vitin e arshëm. Nga ana e të ardhurave për vitin 2027 parashikohet një total prej 2.05 miliard lekësh. Me një rënie prej 6% krahasuar me vitin 2026. Struktura e të ardhurave paraqet disa zhvillimi pozitive. Të ardhurat nga të drejtat e TV parashikohen me rritje të mbështetura nga zgjerimi i transmetimeve dhe aktiviteti i ekipeve tona Kombëtare.
Nuk janë përfshirë të ardhurat nga evenimentet e mëdha ndërkombëtare për ekipin Kombëtarë A. Nga ana tjetër shpenzimet për buxhetin e vitit 2027 parashikohen në masën 2.04 miliard lekësh, me një rënie 7% krahasuar me vitin 2026. Shpenzimet operative parashikohen në rënie, si rezultat i normalizimit pas ciklit intensiv të vitit 2026. Shpenzimet për ekipet kombëtare dhe aktivitetet sportive, parashikohet me rritje të targetuara dhe lidhet drejtëpërdrejtë me orgazinimin e Euro 2027. Shpenzimet për investime fokusohen në mirëmbajtjen e infrastrukturës ekzistuese dhe nevojat organizative të eventit. Dhe në përfundim struktura e shpenzimeve përsëri ruan balancën financiare”, ka theksuar Dervishaj. Pas prezantimi, ky projekt u miratua.
