Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LAJME

2 javë para duelit me Shqipërinë, Fabio Capello këshilon Thomas Tuchel

Shkruar nga NEWSPORT
2 javë para duelit me Shqipërinë, Fabio Capello këshilon
Fabio Capello - Thomas Tuchel

Jemi vetëm pak javë para sfiave kualifikuese të Kupës së Botës. Saktësisht 2 javë para, me Komëbtaren shqiptare që do të luajë në transfertë ndaj Anglisë më 21 mars në “Wembley”.

E sigurisht që tashmë ka nisur të flitet për këtë takime dhe në Angli ka amrrë një vëmendje të veçantë. Pavarësisht se jemi ende në pritje për të mësuar të grumbulluarit e trajnerëve, Fabio Capello nuk ka nguruar të japë disa këshilla për Thomas Tuchel.

Sipas italianit, trajneri i “Tre Luanëve” duhet të punojë shumë në aspektin psikologjik me lojtarët që të mos kenë frikë për të fituar. Skuadra duhet të ketë vetbesim dhe sigurinë e një ekipi të madh. Një këshillë kjo që vjen vetëm 2 javë para sfidës me kuqezinjtë.

“Mendoj se të gjithë trajnerët e Anglisë duhet që sapo të marrin këtë post të punojnë me aspektin psikologjik të lojtarëve . Gareth bëri një punë fantastike pasi udhëhoqi ekipin drejt dy finaleve. Por për fatin e keq Anglia në 9-të minutat  e fundit kishte frikë të fitonte pasi nuk luajti me sigurinë e një ekipi të madh”, ka përfunduar Capello.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7